Aspirina e dëmshme për shëndetin

23 Dhjetor 2013, 16:45| Përditesimi:

  • Share
Përdorimi i shumtë i aspirinës është i dëmshëm për shëndetin tonë. Sipas shkencëtarëve është zbuluar se aspirina shton rrezikun nga gjakrrjedhja e brendshme.

Në studimin e fundit thuhet se njerëzit e shëndetshëm të rinj që marrin aspirinë çdo ditë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër, shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi. Aspirina është e njohur si një ilaç i mirë anti-inflamator për ndarjen e rrjedhjes së gjakut, por futja e tij e përditshme do të të dëmtojë.

Sipas doctor Peter Sandercock në një intervistë për The Telegraph tha se "Shumë njerëz të shëndoshë konsiderojnë se aspirina ndikon në parandalimin e kancerit dhe sulmit në zemër.

Megjithatë, nëse ju jeni të shëndetshëm, pa simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, atëherë nuk keni nevojë për të marrë një aspirinë çdo ditë. Kjo nuk do të përmirësojë shëndetin tuaj", vijoj doktor Peter.

Miliona njerëz në mbarë botën për çdo ditë marrin Aspirinën, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga pika në tru apo në zemër.

Aspirina një kohë të gjatë është konsideruar si tabletë çudibërëse e cila mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve të shumta, siç janë disa lloje të kancerit dhe për mbrojtje nga pika në zemër apo në tru.

Përdorimi i rregullt i aspirinave çon në rritjen e rrezikut të gjakderdhjeve të brendshme me 37 për qind dhe 38 për qind rritje të rrezikut të hemorragjive, thonë studiuesit.

Megjithatë, aspirina mund të ndihmojë ata që kanë probleme me sistemin kardiovaskular, por para se të merrni këshilla duhet të kërkoni mendimin e një mjeku. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?