Orges Shehi, trajneri i Tiranës

'Aspak presion, në Shkodër maksimumin', Orges Shehi: Rinovimi? Është një vlerësim nga ana e klubit

21 Prill 2023, 16:49| Përditesimi: 21 Prill 2023, 16:50

  • Share

Vllaznia dhe Tirana luajnë nesër në 18:00 për javën e 30-të në Superligën e futbollit. "Klasikja" e futbollit shqiptar është komentuar edhe nga trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. Durrsaku ka kërkuar gjithë vëmendjen në Shkodër, duke mos menduar për kundërshtarët e tjerë. Trajnerit i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe ndihet i vlerësuar që klubi ka menduar për rinovimin.

“Vllaznia? Nuk jam aspak në presion, është një lojë që interpretohet nga të dyja ekipet, do të bëjmë maksimumin pavarësisht kë do të kemi përballë. E dimë që na pret një ndeshje ndaj një rivali historik. Në kampionat nuk është përballje tek e tek, kemi një barazim dhe 2 humbje, ne do marrim maksimumin e pikëve. Çfarë ka kaluar ka kaluar dhe nuk do mendojmë për të shkuarën apo për të ardhmen. Vllaznia këtë sezon është shfaqur me dy tablo, ndryshe jashtë dhe ndryshe brenda. Luajmë në një impiant që është në kushte optimale, tifozët kanë një vlerësim për futbollinm do jetë një atmosferë e bukur dhe do marrim maksimumin. Janë edhe 7 ndeshje, kur vjen fundi me zor rikuperohen gabimet, ne do bëjmë më të mirën dhe do aa lëmë fushës, fokusi do jetë tek e nesërmja dhe mos mendojmë për kundërshtarët e tjerë. Do të jemi vigjilentë", tha fillimisht Shehi.

Më pas durrsaku foli edhe për ndeshjen derbi me Partizanin dhe dëshirën e klubit për të rinovuar me të edhe përtej këtij sezoni.

"Derbi me Partizanin? Derbi është larg, janë edhe 3 ndeshje deri atëherë. Fokusi është vetëm Vllaznia. Unë jam i mendimit që trajneri e merr maksimumin me të gjithë dhe bie vetëm. Duam të jemi kompetitiv dhe të marrim trofe.

Rinovimi? Nuk dua të mendoj se çfarë do të ndodh pas 31 majit. Është një vlerësim që presidenti Halili është shprehur për rinovimin tim, e rëndësishme është që Tirana të jetë këtu, Tirana ka pasur plot trajnerë të mirë dhe që kërkon të ketë më të mirët. Nuk është fokusi se çfarë do të ndodh pas 31 majit”, deklaroi Shehi.

Pas javës së 29-të të sezonit, Tirana me 53 pikë është në krye të klasifikimit, teksa Vllaznia me 42 pikë në vendin e katërt.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?