Spitali Infektiv

Kronikë

Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça ‘të pastra’ nga COVID! Sot asnjë humbje jete, 7 raste të reja

30 Qershor 2021, 16:33| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:49

  • Share

TIRANË- Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus! Ndalur në raportimin ditor, mësohet se fatmirësisht edhe sot nuk ka pasur asnjë humbje jete, e ndërsa vihet re një rritje të lehtë të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë.

Si rezultat i 3138 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 7 persona, nga këto 4 raste në Tiranë dhe nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan.

Me këto 7 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, shkon në 56 numri i pacientëve aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë, e ndërsa situata paraqitet e qetë në spitalin Infektiv. Në të vetmin spital COVID në vend rezulton i shtruar vetëm 1 pacientë që po merr trajtim spitalor të specializuar. 

"Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive. Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Statistika (30 Qershor 2021) 
Raste të reja ditore        7
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3138

Testime totale            804,762
Raste pozitive             132,521
Raste të shëruara       130,009
Raste Aktive                  56
Humbje jete                 2,456 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë          25
Shkodër       13
Elbasan        6
Durrës           5
Lezhë           3
Berat             2
Fier              1
Vlorë             1

Ora 22:50
Edhe pak për të arritur 1 milionë vaksinime, sot 12.536 doza

1625063748_VAKSINIMI.jpg

Në ditën e dytë të vaksinimit anti-COVID të qytetarëve mbi 18 vjeç, janë kryer 12.536 vaksinime.

Që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" në vendin tonë janë kryer 912.874 vaksinime kundër COVID-19.

Edhe pak ditë na kanë mbetur për të arritur 1 milionë vaksinime në të gjithë Shqipërinë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?