Spitali Infektiv

Kronikë

Bilanci i COVID/ Asnjë humbje jete, 8 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

29 Qershor 2021, 16:47| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 17:01

  • Share

TIRANË- Transmetueshmëria e virusit COVID-19 në vendin tonë ka rënë, për pasojë çdo ditë numri i rasteve të reja ka ardhur në ulje. Sot është konfirmuar vetëm një qytetar me COVID nga Tiranë nga 3348 teste të kryera, e ndërsa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Lajmi i mirë është edhe fakti që në spital është vetëm 1 pacientë i shtruar te Infektivi, i vetmi spital COVID në vendin tonë. Nga ana tjetër, janë në total 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend, teksa numri i të shëruarve në 24 orë është më i lartë se rastet e reja. 

"Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria.

Statistika (29 Qershor 2021) 
Raste të reja ditore        1
Të shëruar në 24 orë     8
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3348 

Testime totale            801,624
Raste pozitive             132,514
Raste të shëruara        130,002
Raste Aktive                 56
Humbje jete                 2,456 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë          24
Shkodër       12
Durrës           5
Elbasan        5
Lezhë           4
Berat             3
Dibër             1
Fier              1
Vlorë             1

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?