Asnjë viktimë nga COVID-19 në vend, regjistrohen 50 qytetarë të infektuar në 24 orë

1 Qershor 2022, 20:28| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 20:30

  • Share

50 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 717 testime të kryera në 24 orët e fundit në vend si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë indetifikuar në këto bashki: 27 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Delvinë Gjirokastër, nga 1 qytetar në Gramsh, Korçë, Himarë, Vlorë, Divjakë, Patos, Roskovec, Berat.

Janë 288 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,437 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore          50
  • Të shëruar në 24 orë       49
  • Të shtruar në spitale         3
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 717
  • Testime totale               1,829,624
  • Raste pozitive                  276,222
  • Raste të shëruara             272,437
  • Raste Aktive                         288
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            194
  • Fier                  24
  • Vlorë                19
  • Gjirokastër       16
  • Korçë               13
  • Durrës              7
  • Elbasan            5
  • Shkodër           3
  • Dibër                3
  • Lezhë               2
  • Berat                1
  • Kukës              1

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?