Spitali Infektiv, Tiranë

Asnjë viktimë nga COVID-19 në vend, regjistrohen 36 qytetarë të infektuar në 24 orë

3 Qershor 2022, 17:59| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 18:02

  • Share

36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19 nga 633 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë.

Janë 265 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,549 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore          36
  • Të shëruar në 24 orë       78
  • Të shtruar në spitale         5
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 633
  • Testime totale               1,830,851
  • Raste pozitive                  276,311
  • Raste të shëruara             272,549
  • Raste Aktive                         265
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            183
  • Fier                  28
  • Vlorë                21
  • Durrës              8
  • Gjirokastër       8
  • Korçë               6
  • Elbasan            3
  • Shkodër           2
  • Dibër                2
  • Lezhë               2
  • Berat                1
  • Kukës              1

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?