Foto ilustruese

Rriten rasteve pozitive me COVID-19 në vend, 113 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

16 Qershor 2022, 16:26| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 17:41

  • Share

Rastet pozitive me COVID-19 kanë vijuar në trend rritjeje dhe ditën e sotme ku janë regjistruar 113 qytetarë pozitiv në krahasim me një ditë më parë ku kishim 92 raste pozitive në 24 orë.

Janë kryer 464 testime në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.
Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore 113
  • Të shëruar në 24 orë 49
  • Të shtruar në spitale 7
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 464
  • Testime totale 1,836,672
  • Raste pozitive 277,026
  • Raste të shëruara 273,056
  • Raste Aktive 473
  • Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 366
  • Vlorë 35
  • Fier 32
  • Gjirokastër 8
  • Korçë 6
  • Durrës 6
  • Shkodër 5
  • Berat 5
  • Lezhë 5
  • Elbasan 4
  • Dibër 1

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?