Foto ilustruese

Asnjë viktimë nga COVID në vend, regjistrohen 51 qytetarë të infektuar në 24 orë

31 Maj 2022, 17:44| Përditesimi: 31 Maj 2022, 17:46

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi. Si rezultat i  710 testimeve janë regjistruar 51 qytetarë të infektuar me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 33 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Durrës, Krujë, Mat, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec. 

Aktualisht janë 287 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 77 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.388 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Maj 2022) 

Raste të reja ditore          51
Të shëruar në 24 orë       77
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                   710 

Testime totale               1,828,907
Raste pozitive               276,172 
Raste të shëruara         272,388
Raste Aktive                  287
Humbje jete                   3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            204
Vlorë              18
Gjirokastër      17
Korçë              12
Fier                  11
Durrës              8
Elbasan            6
Shkodër           4
Dibër                3
Lezhë               2
Berat                1
Kukës               1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?