Foto ilustruese

Kronikë

Asnjë humbje jete për shkak të COVID, shënohen 5 raste të reja në 24 orët e fundit

11 Korrik 2021, 16:53| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 17:08

  • Share

5 raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.  Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 3039 testimeve, ku rastet e reja janë regjistruar në 5 qytete të ndryshme, më konkretisht në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak. Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, situata paraqitet e normalizuar në spitalin Infektiv, të vetmin spital COVID në vendin tonë, ku po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet e reja me Covid në qytete:

Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Statistika (11 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5

Të shëruar në 24 orë     3

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3039

Testime totale             834,730

Raste pozitive             132,592

Raste të shëruara        130,050

Raste Aktive                        86

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            31

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             8

Vlorë                7

Shkodër          6

Lezhë                4

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        1'

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?