Spitali Infektiv

Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend, regjistrohen 83 qytetarë të infektuar në 24 orë

14 Qershor 2022, 16:03| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:05

  • Share

83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga 453 testime të kryera në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 48 në Tiranë, 9 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Gjirokastër, Korçë, Poliçan, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kavajë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë.

Janë 373 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,951 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Qershor 2022)

  • Raste të reja ditore          83
  • Të shëruar në 24 orë       34
  • Të shtruar në spitale         6
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 453
  • Testime totale               1,835,697
  • Raste pozitive                  276,821
  • Raste të shëruara             272,951
  • Raste Aktive                         373
  • Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            248
  • Fier                  50
  • Vlorë               36
  • Gjirokastër        9
  • Korçë                8
  • Shkodër            8
  • Durrës               7
  • Berat                 5
  • Elbasan             2

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?