Asnjë humbje jete nga COVID-19 në vend, regjistrohen 547 qytetarë të infektuar në 24 orë

18 Gusht 2022, 16:37| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 16:41

  • Share

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë identifikuar 547 qytetarë të infektuar me koronavirus. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

194 në Tiranë, 41 në Durrës, 31 në Fier, 23 në Vlorë, 19 në Sarandë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Divjakë, 14 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 10 qytetarë në Kavajë, Korçë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Pogradec, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Gjirokastër, Berat, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, nga 5 qytetarë në Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Selenicë, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Tropojë, Kurbin, Shijak, Dibër, Patos, Kolonjë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Këlcyrë, Devoll, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mat, Roskovec, Delvinë, Libohovë, Skrapar, Cerrik, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 3.748 qytetarë aktivë me COVID-19.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 332 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316.275 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore             547
Të shëruar në 24 orë          332
Të shtruar në spitale           24
Humbje jete në 24 orë         0
Testime ditore                    1661

Testime totale               1,947,507
Raste pozitive               323,597
Raste të shëruara         316,275
Raste Aktive                  3,748
Humbje jete                   3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë                    1,547
Fier                        519
Durrës                    342
Vlorë                      329
Korçë                     203
Elbasan                 172
Shkodër                 153
Gjirokastër              148
Lezhë                      141
Berat                       111
Dibër                        63
Kukës                       20

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?