Foto ilustruese

Kronikë

Asnjë humbje jete nga COVID, shënohen 18 raste të reja në 24 orët e fundit

9 Qershor 2021, 16:35| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 16:51

  • Share

Sërish shifra pozitive për sa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë qytetar. Ndërkohë nga 2821 testime të kryera në vend kanë rezultuar pozitiv me COVID 18 qytetarë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe,  2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        18

Të shëruar në 24 orë      25

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2821

Testime totale            746,268

Raste pozitive             132,415

Raste të shëruara        129,761

Raste Aktive                  202

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       56

Tiranë          53

Berat             31

Lezhë           15

Korçë            13

Elbasan        13

Vlorë              4

Gjirokastër   4

Durrës          4

Fier                4

Kukës           2

Dibër             3

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?