Foto ilustruese

Kronikë

Asnjë humbje jete nga COVID, rriten rastet e reja, 13 qytetarë rezultojnë të infektuar me koronavirus

15 Korrik 2021, 17:03| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 17:05

  • Share

Asnjë humbje jete për shkak të COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 4051 testime, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 13 qytetarë.

Sipas ministrisë aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Sakaq janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki:

5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.

Statistika (15 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      13

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                4051

Testime totale             847,490

Raste pozitive             132,629

Raste të shëruara        130,061

Raste Aktive                     112

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              48

Fier                  11

Vlorë                11

Elbasan            10

Korçë                8

Shkodër            7

Durrës              7

Lezhë                6

Kukës                2

Gjirokastër        2

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?