Spitali Infektiv

Asnjë humbje jetë nga COVID në vend, regjistrohen 13 qytetarë të infektuar në 24 orë

12 Nëntor 2022, 17:25| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 17:27

  • Share

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga 493 testime të kryera në 24 orë janë regjistruar 13 qytetarë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki.

8 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Elbasan.

Në të gjithë vendin janë 186 qytetarë aktivë me COVID-19.  Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,231 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022) 

Raste të reja ditore                13
Të shëruar në 24 orë             11
Të shtruar në spitale              4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                        493

Testime totale                  2,002,629
Raste pozitive                  332,011
Raste të shëruara            328,231
Raste Aktive                     186
Humbje jete                      3,594


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    141
Vlorë                      16
Fier                         8
Gjirokastër              8
Durrës                     5
Elbasan                   3
Berat                        2
Shkodër                   1
Lezhë.                     1
Dibër.                       1

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?