Spitali Infektiv

Kronikë

Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orëve të fundit, 5 qytetarë nga Tirana rezultojnë pozitiv me koronavirus

12 Korrik 2021, 16:53| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 16:59

  • Share

Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me COVID. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit i publikuar nga ministria e Shëndetësisë, nga 2658 testime të kryera, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë.

Ndërkohë aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (12 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2658

Testime totale             837,388

Raste pozitive             132,597

Raste të shëruara        130,052

Raste Aktive                        89

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            35

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             8

Vlorë                7

Shkodër          5

Lezhë                4

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        1

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?