Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe vetëm 3 persona të infektuar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit 

7 Nëntor 2022, 17:30| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 18:00

  • Share

Vetëm 3 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit nga 86 testimet e kryera. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në këto Bashki: Nga 1 qytetarë në Tiranë, Lushnje, Selenicë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 7 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                3

Të shëruar në 24 orë             5

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       86

Testime totale                   1,999,922

Raste pozitive                      331,931

Raste të shëruara                  328,129

Raste Aktive                             209

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    150

Vlorë                         19

Fier                           18

Gjirokastër               5

Durrës                       4

Berat                         4

Shkodër                   5

Elbasan                     3

Lezhë.                      1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?