Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe vetëm 18 raste të reja në të gjithë vendin! Situata Covid-19 në 24 orët e fundit

13 Nëntor 2022, 16:59| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 17:00

  • Share

Në të gjithë vendin janë regjistruar vetëm 18 raste të reja, infektimesh me Covid-19 nga 292 testimet e kryera përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Personat e infektuar raportohen në këto Bashki: 10 në Tiranë,  3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                18

Të shëruar në 24 orë             21

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       292

Testime totale                   2,002,921

Raste pozitive                      332,029

Raste të shëruara                  328,252

Raste Aktive                             183

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    135

Vlorë                         18

Fier                              8

Gjirokastër                9

Durrës                        4

Elbasan                       3

Berat                           3

Shkodër                       1

Lezhë.                          1

Dibër.                            1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?