Spitalet COVID

Asnjë humbje jete dhe 79 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, 31 pacientë të shtruar në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë

19 Mars 2022, 17:42| Përditesimi: 19 Mars 2022, 17:49

  • Share

Asnjë humbje jete nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa 79 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Mars 2022)

Raste të reja ditore           79

Të shëruar në 24 orë        104

Të shtruar në spitale         31

Humbje jete në 24 orë       0

Testime ditore                   1,145

 

Testime totale               1,767,043

Raste pozitive                   273,040

Raste të shëruara             268,939

Raste Aktive                        614

Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269

Fier                  103

Vlorë                73

Kukës              35

Elbasan           29

Gjirokastër      26

Shkodër          17

Korçë               17

Lezhë              13

Durrës             13

Berat               13

Dibër                 6

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?