Urgjenca Infektive

Asnjë humbje jete dhe 33 qytetarë të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 në 24 orët e fundit

7 Tetor 2022, 18:47| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 18:59

  • Share

33 qytetarë në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 709 testime të kryera, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet e reja raportohen përkatësisht në këto bashki:

15 qytetarë në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin ndaj qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. 

Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                33

Të shëruar në 24 orë             70

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     709

Testime totale                   1,985,808

Raste pozitive                      331,297

Raste të shëruara                  327,355

Raste Aktive                             353

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    205

Elbasan                   35

Vlorë                         34

Fier                           18

Shkodër                 15

Lezhë                        13

Gjirokastër                12

Durrës                     8

Dibër                           5

Korçë                         4

Berat                           3

Kukës                          1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?