Urgjenca Infektive

Asnjë humbje jete dhe 22 raste të reja në të gjithë vendin! Situata Covid-19 në 24 orët e fundit

11 Nëntor 2022, 20:29| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 20:37

  • Share

Janë kryer 513 testime në të gjithë vendin, nga të cilat vetëm 22 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet e reja raportohen në këto Bashki: 12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             18

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       513

Testime totale                   2,002,136

Raste pozitive                      331,998

Raste të shëruara                  328,220

Raste Aktive                             184

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    136

Vlorë                         19

Fier                           9

Gjirokastër                6

Berat                           3

Durrës                     5

Elbasan                   2

Shkodër                 1

Lezhë.                     1

Korçë.                      1

Dibër.                        1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?