Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe 22 qytetarë të infektuar me Covid-19 në vend! 12 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Nëntor 2022, 17:36| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 17:38

  • Share

Janë kryer 408 testime nga të cilat kanë rezultuar 22 qytetarë pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 22 persona në këto bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamzë, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     408

Testime totale                   1,998,655

Raste pozitive                      331,869

Raste të shëruara                  328,065

Raste Aktive                             211

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                     140

Vlorë                                        20

Gjirokastër                              15

Durrës                                      10

Fier                                             8

Berat                                           6

Elbasan                                        4

Shkodër                                       3

Korçë                                            2

Lezhë                                           1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?