Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe 19 qytetarë të infektuar me koronavirus! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

14 Tetor 2022, 16:29| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 16:37

  • Share

Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 628 testime nga të cilat 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk janë regjistruar humbje jete. 53 persona janë shëruar.

Nga testimete kryera në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 persona dhe konkretisht në këto bashki:

10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

 Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësnë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                19

Të shëruar në 24 orë             53

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     628

Testime totale                   1,989,378

Raste pozitive                      331,452

Raste të shëruara                  327,610

Raste Aktive                             251

Humbje jete                              3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    181

Elbasan                   16

Fier                           15

Gjirokastër                15

Shkodër                 8

Vlorë                         5

Berat                           5

Lezhë                        2

Durrës                     2

Kukës                          1

Korçë                         1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?