Urgjenca Infektive

Asnjë humbje jete dhe 13 raste të reja! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

8 Nëntor 2022, 17:27| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 17:32

  • Share

13 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 628 testime të kryera në të gjithë vendin në 24 oët e fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.  Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                13

Të shëruar në 24 orë             38

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       628

Testime totale                   2,000,550

Raste pozitive                      331,944

Raste të shëruara                  328,167

Raste Aktive                             184

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    134

Fier                           15

Vlorë                         14

Gjirokastër                7

Durrës                       4

Berat                        4

Elbasan                     3

Shkodër                    2

Lezhë.                      1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?