Kronikë

Aldi Rama do prehet në Durrës, për t'i dhënë lamtumirën mbërrin dhe i ati nga Greqia

30 Shtator 2021, 10:05| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 14:34

  • Share

DURRËS- Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë.

Sa ishte gjallë, jetoi tek gjyshërit në Lezhë, ndërsa ceremonia mortore u zhvillua në Durrës. Afërsisht 60 persona, miq e familjarë kanë marrë pjesë në varrimin e të riut, që kishte pasur një jetë të trazuar, me prindërit e divorcuar dhe me precedentë penalë që në moshën 19-vjeçare.

Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e nënës së tij, Valbona Kolgjini në lagjen nr 13 të qytetit të Durrësit dhe do të prehet në varrezat e Xhafzotajt. Ndërkohë një makinë policie patrullonte jashtë shtëpisë gjatë gjithë ceremonisë mortore. Për të përcjellë të birin në banesën e fundit kishte ardhur edhe i ati nga Greqia, Rufat Rama.

Aldi Rama ndërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Tramues, pasi qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së nënkomisarit. 

Pas divorcit të prindërve, 21 -vjeçari Aldi Rama ishte rritur nga gjyshërit në Lezhë, ndërsa nëna e tij jetonte në Durrës, bashkë me vëllanë e madh, me të cilin duket se nuk kishte komunikim të vazhdueshëm. Ndërkohë i ati ka qëndruar për disa vite në burg në Greqi, për shkak të dhunës fizike ndaj të ëmës.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve.

 

Ora 11:06
Mamaja e Aldi Ramës bën reagimin e parë në rrjetet sociale për 21-vjeçarin! I ati mbërrin nga Greqia për t'i dhënë lamtumirën të birit

Trupi i 21-vjeçarit Aldi Rama, që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, do të prehet në Durrës, ku jeton nëna e të riut. Mamaja e tij, Valbona Kolgjini, ndërkohë ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit, ku ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit ka vendosur një shenjë zie, për të nderuar kujtimin e të birit.

Reagon mamaja e Aldi Ramës

Ndërsa babai i tij, Rufan Rama, i cili prej vitesh jetonte në Greqi, ka mbërritur në Durrës për t'i dhënë lamtumirën të birit. Aldi Rama jetonte me gjyshërit në Lezhë, pas divorcit të prindërve.

Rufan Rama
M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?