Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti

Asllani me notën 7 dhe Gjimshiti i pagabueshëm! Mediat italiane: Mbrojtësi shqiptar anulloi Giroud dhe Leaon

26 Shkurt, 13:15| Përditesimi: 26 Shkurt, 13:18

  • Share

Një paraqitje mjaft pozitive bëri Kristjan Asllani me Interin, që në mungesë të Calhanoglu shërbeu me asist Lautaro Martinezin. Mesfushori shqiptar është vlerësuar me nota të larta nga mediat, ku spikat Tuttosport dhe Gazzeta dello Sport me notën 7. Ata shkruajnë si Inzaghi nuk është penduar aspak që e futi në lojë, madje asisti ishte për mesfushorë të një niveli të lartë.

Nga minuta e 79 në ndeshjen Lecce-Inter debutoi në Seria A edhe futbollisti tjetër shqiptar Medon Berisha. Kapiteni i kombëtares U-21 zuri vendin e Ylber Ramadanit, duke bërë paraqitjen e parë në elitën e futbollit italian.

Ndërkohë shumë pozitivisht është vlerësuar edhe Berat Gjimshiti në barazimin 1-1 që Atalanta mori kundër Milanit. Në përshkrimin e kapitenit të kombëtares thuhet se ai anuloi në çdo rast Olivier Giroud, ndërsa e ndoqi atë edhe jashtë fushë. Madje sa herë u thirr në detyrë për të mbuluar edhe Leoan Gjimshiti ia doli me sukses. Asnjëherë i dribluar në këtë ndeshje, ndërsa nota për të është 6.5.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?