Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja

Askush nuk do të zërë vendin e Arben Krajës! KLP: Asnjë prokuror s'ka paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e SPAK

24 Tetor 2022, 21:00| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 22:58

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut, deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë.

KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.

“Deri ditën e sotme më datë 24.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme . Afati maksimal është 2 nëntor 2022 ora 00.00”, thuhet në njoftimin e KLP.

Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 25/10/2022 10:39

    kraja pa kurajo , donte ta kishte mire me te gjithe anet e politikes. cudi si eshte bere gjyqtar pa force karakteri

    Përgjigju
  • Iris: 25/10/2022 02:59

    Integriteti, ndershmeria,guximi jane pesha qe jo cdo njeri i mban dot.

    Përgjigju
  • Ali: 25/10/2022 02:45

    Po mbeti Kraja prap e hëngri dreqi drejtesine e shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?