‘Askujt s’i besohej se mes nesh do të niste diçka’, Eliona Pitarka flet si rrallë herë për partnerin: S’e dija që ishim në një lagje

27 Janar, 20:48| Përditesimi: 27 Janar, 20:54

  • Share

Aktorja Eliona Pitarka si rrallë herë ka folur për marrëdhënien me partnerin e saj, Desin me të cilin kanë dy vajza, Galën dhe Sansën.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktorja tha se ka qenë ka qenë motra e saj që i ka njohur, pasi punonin në të njëjtin vend.

“Kisha disa vite në televizion, ishte motra ime, partnerin e jetës e njoha falë saj, ata kanë punuar bashkë, edhe pse vajzë nga ekrani gjithmonë kam qenë ajo vajza që nuk krijuar asnjëherë shoqëri të ngushtë, gjithmonë me shoqërinë e motrës, ajo dilte me shoqet dhe shokët e tij, njihem dhe takohem me Desin, ka qenë shumë graduale dhe kështu askujt nuk i besohej se mes nesh do të niste diçka.

Kemi nisur si shokë, si miq, derisa nisëm të flisnim në rrjete sociale, nuk e kam kuptuar as si dhamë puthjen e parë. Nuk e dija që jetonim në të njëjtën lagje. Takimet e para ishin në lokalet e lagjes, motra ime ende nuk e dinte, doja të isha më e sigurt, ka qenë në  një lokal të lagjes sonë, është e çuditshme se si startoi ajo”, tha Eliona.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?