Edi Rama, Elva Margariti dhe shpallja

Gara për drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, jo vetëm Gjipali dhe Çela, edhe 4 artistët e tjerë kandidojnë! Primabalerina Adela Muçollari ndër pretendetët

22 Prill 2022, 11:03| Përditesimi: 22 Prill 2022, 11:57

  • Share

Në pritje të kandidaturave të reja, deri më tani, kanë konfirmuar për “Report tv”  pjesëmarrjen në konkurs, për drejtimin e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor drejtorja aktuale Zana Çela dhe 4 artistë të tjerë. 

Përpos tenorit të njohur Josif Gjipali që rikandidon pas 6 viteve për kreun e TKOB, garës i shtohen artistët Arben Skënderaj, Kleanthi Gjika, Gëzim Xhaxhaj si dhe Adela Muçollari.

Primabalerina e TKOB Adela Muçollari, është një nga pretendentet kryesore të TKOB, e cila ka prezantuar nje platformë ambicioze dhe moderne për shndërrimin e TKOB në një altar të artit shqiptar gjithëpëtfshirës dhe një laborator për të rinjtë.

Kujtojmë se gara për drejtimin e TKOB u hap në 29 mars, dhe u shty sërish në 19 prill kur ishte parashikuar të mbyllej, për tu dhënë mundësinë artistëve të paraqesin platformat e tyre deri në 6 maj.

Pas shqyrtimit të dosjeve që do të bëhet nga Ministria e Kulturës, fjalën e fundit për miratimin e kreut të ardhshëm të “Operas” do ta ketë kryeministri Edi Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 22/04/2022 12:06

    A edhe këtu do i fut hundët ky i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?