Ashpërsimi i Kodit Penal për thyerjen e karantinës, pret firmën e Metës! Në fuqi vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare

20 Prill 2020, 13:54| Përditesimi: 20 Prill 2020, 15:37

  • Share

Kthimi i mosrespektimit të karantinës, rregullave orareve në vepër penale me ndryshimet e miratuara në parlament më 16 Prill 2020, do të jenë në pritje të firmës së presidentit Ilir Meta për t'u bërë aktiv.

Veç ndryshimeve në Kodin Penal për COVID-19 në pritje të dekretit janë edhe ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje.

ReportTv mëson se nga presidenca nuk do të ketë vonesë për dekretimin e kësaj pakete ligjore e cila do të përfshijë ndryshimet në kodin penal të cilat pas dekretit do të hynë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.

Para votimit në parlament u prezantuan dy drafte, ai i mazhorancës që parashikonte dënimin maksimal në 15 vite dhe ai i propozuar nga presidenti Meta me 10 vite në rast se me përhapjen e COVID-19 shkakton pasoja e vdekjen e të tjerëve.

Ndërsa si përfundim me shumicë të cilësuar parlamenti miratoi draftin që parashikon dënim nga 3 deri në 8 vite nëse kjo vepër penale, pra përhapja e infeksionit covid-19 ka shkaktuar pasoja të rënda.

Të tjera ndryshime ishin si vijon "Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat për karantinën, gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat për masat e sigurisë dhe oraret,  2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin, 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse, 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia, 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda‘‘.

Deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve në kod penal të cilat do të ishin të aplikueshme edhe nga policia apo postblloqet e kontrollit do të zbatohen në terren aktet normative të miratuara më herët që kanë masa administrative me gjobë.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?