Asgjësohen mbi 841 bimë kanabis në Shkodër, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës! Në kërkim 58-vjeçari

14 Qershor 2023, 14:42| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 14:46

  • Share

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në Shkodër, në Vaun e Dejës dhe në Malësi të Madhe, janë evidentuar 5 raste të kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme ku janë gjetur në total 841 bimë kanabis të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Për pasojë është shpallur në kërkim njëri prej autorëve të dyshuar në kultivimin e e bimëve narkotike.Frrok Paloka, banues në fshatin Vig, Vau i Dejës po kërkohet nga uniformat blu.

Në kontroll janë angazhuar dhjetëra punonjës policie të cilët kanë përdorur disa dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore.

Ndërkohë, strukturat hetimore vijojnë punën e thelluar, në bashkëpunim me Prokurorinë,  për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?