Asgjësohen 710 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari, një tjetër në kërkim

13 Shtator 2023, 13:53| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 14:05

  • Share

Policia e Lezhës ka gjetur 710 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Mërqi, të cilat janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

Në pranga ka rënë Valentin Marku, 40-vjeç banues në fshatin Mërqi, i cili u arrestua teksa po kujdesej për bimët narkotike.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim Nikolin Palin, 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?