Asgjësohen 480 bimë kanabisi në fshatrat e Krujës, ende s'dihen autorët

13 Korrik 2023, 08:05| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 09:32

  • Share

KRUJË- Në kuadër të kontrolleve për goditjen e kultivimit të kanabisit, në Krujë janë asgjësuar 480 bimë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të operacionit “Territor i pastër” u ushtruan kontrolle në fshatrat e Krujës dhe konkretisht bimët narkotike u gjetën në fshatrat Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis. 

Ende nuk dihet asnjë prej autorëve, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?