Kanabisi i kultivuar në Tropojë

Asgjësohen 297 rrënjë kanabis në Tropojë, në hetim kryeplaku i fshatit Gjonpepaj

30 Qershor 2023, 12:01| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 12:11

  • Share

KUKËS- 297 bimë kanabis janë sekuestruar nga policia e Tropojës në kuadër të një operacioni antikanabis të koduar ‘Bjeshkët e Namuna’.

Nga kontrolli i policisë në zonat e thella malore, me ndihmë edhe të dronëve, në territorin e fshatit Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 297 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia ka hetuar në gjendje të lirë kryetarin e fshatit Gjonpepaj, shtetasin P. U., për dyshime për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?