Bimët narkotike të asgjesuara

Asgjësohen 244 bimë narkotike në Himarë! Vihen nën hetim kryeplaku dhe punonjësi i shërbimit pyjor në Shënvasil

4 Tetor 2023, 16:25| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 16:38

  • Share

244 bimë narkotike janë asgjësuar nga policia në Himarë me anë të djegies. Bimët narkotike janë zbuluar në fshatin Shënvasil në Lukovë në një sipërfaqe toke.

Policia ka proceduar penalisht kryetarin e fshatit Shënvasil, Kiço Vlashi dhe një punonjës i shërbimit pyjor në këtë zonë Aleksandro Roshi, për shpërdorim detyre.

Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.   

Po ashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?