Asgjësohen 13 mijë lodra me lëndë toksike! ISHMT: Ja si të evidentohen nga prindërit (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 15:51| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 16:28

  • Share

13 mijë lodra janë shkatërruar nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, për shkak të substancave toksike që përmbanin duke rrezikuar kështu jetën e fëmijëve. Këto lodra janë konfiskuar gjatë periudhës së fundvitit dhe pas analizave të kryera kanë rezultuar të rrezikshme me elemente kimikë e toksikë.

Lodrat u bllokuan nga ISHMT, me destinacion përfundimtar shkatërrimin e tyre në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Inspektimet u kryen gjatë periudhës nëntor 2019- janar 2020, në subjektet e importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të produkteve lodra. Testimet laboratorike të kryera në mostrat e lodrave të marra në 34 importues konstatuan substanca toksike, elementët alergjenë, mutagjenë dhe kancerogjenë, që mbartin rrezik real për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.   

Kryeinspektori i ISHMT, Lavdrim Sahitaj, tha për Report Tv se lodrat e konfiskuara nuk ishin në përputhje me standardet europiane të sigurisë.

“Këto lodra janë me probleme kimike e toksike dhe me metale të rënda, që shkaktojnë rrezatim tek fëmijët dhe tek konsumatorët në tërësi. Lodrat janë pa markimin CE, lodrat janë pa standardet e Bashkimit Europian, pa standardet tona të cilat janë të traspozuara tanimë me ato të Bashkimit Europian. Lodrat janë të rrezikshme në tërësi edhe për mjedisin”, u shpreh Kryeinspektori i ISHMT

Kryeinspektori shpjegoi dhe disa prej mënyrave se si prindërit mund të evidentojnë se cilat lodra paraqesin rrezikshmëri për fëmijët e tyre.

“Mjafton që në trupin e lodrës të jetë markimi CE,  pra në trup jo në ambalazh dhe janë të sigurt që lodrat janë brenda rregullave dhe është e sigurt për konsumatorin. Pra markimi nuk duhet të jetë në ambalazh sepse shpesh i shikojmë në etiketa, i shikojmë në kartonë ose në ambalazhet jashtë që janë të vendosura në mënyrë jo transparente dhe mund të mos jetë  e vërtetë se çfarë është brenda në lodër”, tha Sahitaj

Ndërkohë janë dhe 4870 lodra të tjera të cilat priten që të asgjësohen, ndërsa kontrollet nga ana e ISHMT për konfiskimin e këtyre lodrave të rrezikshme për fëmijët në tregun shqiptar do të vijojnë përgjatë vitit 2020.

ISHMT u bën thirrje subjekteve që operojnë në importin dhe tregtimin e lodrave, që të zbatojnë legjislacionin në përputhje me standardet europiane për prodhimin, importin dhe tregtimin e tyre për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 12/02/2020 23:57

    Te gjitha lodrat edhe mallrat kineze duhet te ndalohen se jane me lende toksike

    Përgjigju
  • loni: 12/02/2020 18:03

    ky vend nuk behet me si kto lodra ka gjith andej neper shqiperi .apo kta skan dhen pjesen hajduterve dhe kta i kan konfiskuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?