Asgjësohen 115 bimë kanabis në Vaun e Dejës, në pranga 38-vjeçari, në hetim gruaja e tij! Pamje nga momenti i arrestimit

27 Shtator 2023, 09:00| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 09:35

  • Share

SHKODËR- Policia ka asgjësuar me anë të djegies 115 bimë narkotike në Vaun e Dejës. Në pranga ka rënë 38-vjeçari F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër.    

Gjatë operacionit të koduar ‘Sized’ në territorin e fshatit Qerret, policia gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni kur prangoset 38-vjeçari, i dyshuar për kultivimin e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?