Osman Rusi i prekur nga tërmeti

Politikë

‘Asgjë s’është e pamundur përballë pasionit tonë’, Rama publikon rrëfimin e të moshuarit që iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti: U bë me kushte më të mira se ç’ishte

19 Prill 2021, 11:15| Përditesimi: 19 Prill 2021, 11:21

  • Share

“Plagët” e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, prej të cilit u shënuan 51 viktima dhe mijëra shtëpi u shkatërruan, duke lënë qindra familje të strehuara nëpër çadra, janë drejt “shërimit”.

Një prej të prekurve nga tërmeti tragjik është Osman Rusi, nga Gjepalaj i Shijakut. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video ku sjell historinë Osman Rusit i cili tregon situatën pas tërmetit dhe shtëpinë e re sot, për të cilën thotë se është ndërtuar shumë më e mirë se ç’ishte dhe shumë më shpejt se çfarë ai e kishte menduar.

“Data 26 nëntor e di gjithë Shqipëria se si ka qenë. Tepër i kenaqur, u lumshin krahët, bravo u qoftë. U bë edhe me kushte shumë më të mira se çfarë e kam patur, jam tepër i kënaqëur për mua kanë punuar shumë. Këtu e kam 2+1, katër pjesëtarë të familjes. Se si kemi jetuar, pisllëk i madh. Kur ra tërmeti dhe filloi pranvera filluan gjarpërinjtë të hynin brenda, sna e merrte mendja se do të bëhet kështu dhe kaq shpejt”, thotë Rusi.

Këtë video Rama e ka shoqëruar me ndisa fjalë ku thotë se përballë pasionit asgjë nuk është e pamundur.

“Asgjë nuk është e pamundur përballë fuqisë së pasionit tonë shqiptar për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?