Asgjë nuk merret seriozisht, as kërcënimet ndaj një gjyqtari

17 Shkurt 2020, 12:36| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 12:44

  • Share

Këtu asgjë nuk merret seriozisht, as edhe kërcanimet ndaj një gjyqtari. Tre muaj më parë u vendos t’i jepej mbrojtje fizike Bib Ndrecës, gjyqtarit që kishte firmosur urdhër arrestin për bandën e Avdylajve. Sot, vetëm pas tre muajsh, mbrojtja fizike nuk u rinovua, pasi Drejtoria e Policisë së Shtetit ka dhënë mendim që nuk ka rrezik më për gjyqtarin. 

Nuk dimë nëse Policia ka nisur të shohë filxhanët për të vlerësuar rrezikun që i kanoset një gjyqtari, por duket me të vërtetë e çuditshme që në një vend, ku inatet dhe gjakmarrjet trashëgohen dhjetëra vjet, rreziku për një gjyqtar të shuhet në tre muaj. Ose nuk ishte i bazuar alarmi tre muaj më parë dhe mbrojtja fizike u vendos vetëm për propagandë e për show, ose, nëse rreziku ishte prezent gjatë tre muajve, ai ekziston ende, pasi bandat nuk harrojnë kaq shpejt.

Të habit super-lehtësia, me të cilën i hiqet mbrojtja fizike një gjyqtari të angazhuar në luftën kundër kriminalitetit. Në rast se Shteti nuk mbron përfaqësuesit e vet, të cilët nuk pranojnë të bëjnë kompromise me bandat, me kë mendon ta fitojë luftën kundër krimit?     

xy//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?