Lulzim Basha

Asgjë nuk e ndal tashmë 29 korrikun!

24 Korrik 2023, 15:15| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 15:16

  • Share

Partia Demokratike ka nevojë ulëritëse  dhe po ashtu imediate për liderin e fortë, që brenda kornizave dhe koncepteve të demokracisë mban qendrime edhe kur janë të forta, por të paevitueshme, që ndërmerr nisma edhe kur duket se shumica nuk i duan.

Data 29 korrik po vjen dhe atë nuk e ndalon dot askush, as ata që kanë iluzione që pa djegur duart duan të perdorin  mashën, ose pa shkuar vete, por duke futur "Kalin e Trojës" . Aksush nuk e ndalon të drejtën e demokratëve për të zgjedhur e pasur kryetarin e tyre. Askush nuk mund të jetë mbi vullnetin e demokratëve as mbi forumet e PD që Statuti i ngarkon. Nuk ka tre palë apo dy palë siç po aludojnë, por tashmë ka vetëm dy pale "Ne" dhe "Ata". Politika është një betejë dhe si e tillë, nëse na kanë konsideruar si peshë të lehtë e kanë gabim, sepse tashmë as ne nuk tërhiqemi nga kjo betejë. Lulzim Basha, pas 29 korrikut duhet të jetë lideri për të cilin kanë pasur gjithmonë nevojë demokratët. Në politike nuk ka miq apo ish miq, të krahut të djathtë apo kundërshtarë!

Në politike ka një grup që cakton një linjë të caktuar politike, një filozofi të caktuar, dhe një mision të caktuar. Të gjitha ata që nuk rreshtohen në këto element të përbashkët, janë thjeshtë e qartë kundërshtarë politikë pavarësisht çfarë ishin më parë kur gjërat ishin ndryshe nga sot. Përballja në politikë është mënyrë për të mbrojtur linjat politike, por edhe për të treguar vendosmërinë e lidershipit në atë që beson, mendon dhe vepron. Ikja në politikë është dorëzim pa kushte ose mundje pa betejë. PD nuk mund të ketë të ardhme tjetër përveç asaj që duan demokratet dhe shqiptarët.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 24/07/2023 19:21

    Kush e voton kete ky iku

    Përgjigju
  • Ben: 24/07/2023 18:59

    Dakort,por Luli nuk eshte lider.Nuk e kuptoj si e pompojne americanet kete te pa afte,duhet te gjenin nje njeri tjeter.Luli eshte qesharak per te qene lider.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 24/07/2023 18:15

    Po figure e paster eshte Basha? Po me keto fytyra doni te keni nje opozite te forte? Ne opoziten e sotme te dy kraheve,duhet te bjeri nje zjarr i madh si ne Krete dhe ti marri perpara te gjithe se jane te hurit dhe te litarit!

    Përgjigju
  • minushe: 24/07/2023 15:34

    ..po pse lider te duket basha ty...:(

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?