Fier/ Reaksion nga lëndët kimike brenda kompanisë koreane asfiksohen 8 punëtore, njëra në spital

21 Shkurt, 21:07| Përditesimi: 21 Shkurt, 22:59

  • Share

Fier- Disa punonjëse të një kompanie të huaj për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike në Fier kanë shfaqur probleme shëndetësore rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 

Policia e qytetit njoftoi se 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Incidenti u shënua brenda kompaninë koreane “YURA” e cila ushtron aktivitetin prej 5 vitesh.

Report tv mëson se punëtoret kanë pësuar asfiksi dhe skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë që operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet.

"Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.  7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën' informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Satrapi: 22/02/2024 08:52

    Shumë punojnë 8 me 8 të darkës, e kanë nga lodhja dhe pagesat e varfërisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?