Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me shumicë dërrmuese ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Rezoluta, e paraqitur nga Jordania në emër të grupit arab, dënon gjithashtu të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha “sulmet terroriste dhe pa dallim”.
Në rezolutë bëhet thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve, teksa ishin 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenime, raporton BBC
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato kanë peshë morale për shkak të universalitetit të anëtarësimit të saj.
Kujtojmë se në këto momente në Gaza, Izraeli ka intensifikuar sulmet tokësore, teksa bëhet e ditur se qytetarët atje kanë mbetur pa asnjë lloj komunikimi me botën tjetër.
Rezoluta u miratua me 120 vota pro, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në, votuan kundër. Sllovenia, Bosnje & Hercegovina dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan. Rezoluta nuk përmend emrin e Hamasit, i cili mban peng rreth 220 civilë që u kapën gjatë sulmeve shkatërruese të 7 tetorit.
Lajmi kryesor:
Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi
S.S//ReportTv.al