Asambleja e paligjshme zgjedhore e Dukës, katër vendimet që shkeli FSHF më 2 mars

3 Mars 2022, 11:28| Përditesimi: 3 Mars 2022, 13:10

  • Share

Më 2 mars Federata Shqiptare e Futbollit shkeli hapur ligjin duke organizuar asamblenë e zakonshme zgjedhore pavarësisht se kishte kundër 4 vendime gjykate. Të gjitha si pasojë e manipulimeve të kryera nga federata e Dukës në lidhje me zgjedhjet në shoqatat rajonale të futbollit.

Vendimi i parë kundër FSHF-së i dhënë nga gjykata e Tiranës ishte më 17 shkurt pas padisë së një prej anëtarëve të shoqatës së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës, duke vendosur që të pezullojë asamblenë e 2 marsit, derisa të ketë një vendim të formës së prerë për manipulimet me shoqatat. Në të njëjtën ditë, me 17 shkurt, gjykata e Tiranës rrëzoi gjithashtu kërkesën e FSHF-së për pezullimin e gjyqtarëve të çështjes, duke e cilësuar këtë veprim si tentativë për të manipuluar vendimin për anulimin e asamblesë.

Si të mos mjaftonin kaq, më 24 shkurt gjykata urdhëroin përmbarimin të shkojë në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u siguruar që nuk do të mbidhej asambeja zgjedhore; ndërsa po të njëjtën ditë me 24 shkurt, gjykata pranoi sekuestron e prokuororisë ndaj materialeve zgjedhore të FSHF-së.

Këto janë katër vendimet e gjykatës që anulonin asamblenë e 2 marsit, që si e paligjshme që ishte vendosi një tjetër datë të paligjshme për zgjedhjet, pra 15 marsin. Ende nuk dihet nëse do të njihet kjo data dhe nëse do të lejohet zhvillimi I zgjedhjeve për kreun e FSHF në 15 mars. Sipas ligjit kjo shkelje është vepër penale dhe dënohet nga 2-3 vite burg.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?