As PD nuk i shpëton ‘infektimit’ të largimeve, mjeku Majk Vaqarri iu bashkohet socialistëve

12 Shkurt 2021, 18:30| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 18:36

  • Share

Partisë Socialiste vijojnë t’i bashkohen, qytetarë, anëtarë të partive që sot nuk i përfaqësojnë më, por dhe intelektualë, figura të njohura e profesioniste.

Një nga prurjet më të fundit në familjen socialiste, deri vonë votues i Partisë Demokratike është dhe mjeku kardiolog, Majk Vaqarri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me deputetin socialist Fatmir Xhafaj i kanë dorëzuar mjekut të ri kartën e anëtarësisë së Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar me banorë të Njësisë 10 në kryeqytet.

“Majku është bërë doktor. Ka mbaruar universitetin. Ka votuar për PD-në familjarisht. Tani është me Partinë Socialiste,” u shpreh deputeti Xhafaj.

Më herët nga PD u largua edhe familjari i Lulzim Bashës, Altin Basha, duke treguar se PD tashmë nuk gëzon më as  besimin e familjareve të tyre. Këto largime kanë prekur në masë LSI  që i bashkohen PS-së, por duket se po infektojnë edhe demokratët të cilët duket se kanë mbetur të zhgënjyer nga PD duke mos i besuar më votën e tyre.

1613151299_majki.jpg

Mjeku Majk Vaqarri

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 13/02/2021 07:34

    Sot është fiks dita e mjekëve, e paska gjet ditën, sa milion ka je shtëpi ky?

    Përgjigju
  • BENI: 12/02/2021 19:32

    Nuk e kemi lluksin te kemi 300 parti,me vetem 2 milion banore,,,kemi pak specialiste dhe njerez me tru,,,te bashkohen te gjithe rreth partise socialiste,,,,per te miren e shqiperise dhe popullit...

    Përgjigju
  • Medemek: 12/02/2021 18:59

    Luluqit po i bejne m...,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?