Edi Rama dhe Albin Kurti

FOTO/ Edi Rama dhe Albin Kurti mbajnë distancë në 'Air Albania', ndjekin ndeshjen në tribuna të ndara

12 Tetor 2023, 22:05| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 00:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurtin kanë ndjekur nga afër kombëtaren kuqezi, në ndeshjen e rëndësishme përballë Çekisë në stadiumin "Air Albania".

Në fotot e siguruara nga Report Tv vihet re distanca mes dy kryeministrave, pasi Rama ndodhet në zonën vip në katin e parë e ndërsa Kurti në të dytin. 

Nuk dihet nëse ka pasur më parë një shtrëngim duarsh, por Rama dhe Kurti po e ndjekin në distancë ndeshjen. Nga fotot vihet re se Rama shoqërohet nga bashkëshortja, djali i vogël Zaho, Armand Duka dhe Taulant Balla. 

Ndërkohë që Kurti shihet së bashku me djalin e Adem Jasharit, si dhe në krah të tij është zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ardhja e Albin Kurtit në Tiranë, pas qëndrimit kritik të Ramës ndaj tij për situatën në veri të Kosovës, ka krijuar polemika.

Rama e akuzoi homologun kosovar sot në Kuvend duke thënë se dobësoi diplomatikisht Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe se sipas tij 'sulmon' qeverinë shqiptare për politikë të brendshme elektorale. 

Ora 00:10
Fitorja me Çekinë, edhe ministri i Brendshëm i Kosovës krah Albin Kurtit dhe djalit të Adem Jasharit ishin në 'Air Albania'

Edhe ministri I Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka qenë në stadiumin “Air Albania” për të parë ndeshjen fantastike të Shqipërisë përballë Çekisë. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale ai duket i ulur krah kryeministrit Albin Kurti dhe djalit të heroit të Adem Jasharit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/10/2023 23:05

    Respekt zoti Halim Gashi per keshillen tuaj!Kam 24 vjet qe jetoj larg Shqiperis mbase kam harruar dhe e ngaterroj pak rradhen e te zotit te shtepis me mysafirin!

    Përgjigju
  • Linda: 13/10/2023 08:57

    Staduimin ku kaperdiset Kurti u be ne qeverisjen Rama dhe atje ku eshte ulur eshte bileta e nje shqiptari te thjesht qe smundi te shikoj ndeshjen nga afer se sgjente bileta si kunder dhe gjuthe vendet e tjera ne stadium te nbushur me kosovar.Zoti Kurti duhet te shkonte ti jepte doren kryeministrit shqiptar qe perfaqson mikpritjen dhe thjeshtesin shqiptare.U kemi thene bujrum e te ulin koken te na respektojn jo ta na ironizojn.

    Përgjigju
    • Halim Gashi: 14/10/2023 21:42

      Po cili duhet të zgjasë dorën i pari? I zoti shtëpisë apo musafiri? Linda keni mendjen se çfarë shkruani. Nuk është mirë vetëm të bëni rreshta. Në këtë rastë asnjëri nuk ishin mirë. Por faji i bie më shumë zotit të shtëpisë.

    • @Linda: 13/10/2023 22:33

      E bèri stadiumin me paratè e tè jatit, Kristaqit apo tè taksave tè shqiptarève? Atè kullèn me stadium, di gjè moj Linda, kujt i kaloi nè pronèsi? Pshurru moj Linda analfabete funksionale,,tipat si ju, janè pèr asgjè. Doni edhe ti tregoni shqiptarève, se kush hajdut duhet tè respektohet?

    • Linda: 13/10/2023 13:03

      Ta uronte per fitoren e kombetares shqiptare zotin Edi Rama kryeministrin shqiptar!

    • Lumjani: 13/10/2023 11:54

      Po ça ka nevoj Albini ta takoj Ramoviçin jevg, ky shkurt ka ardh me pa lojën

  • Meri: 13/10/2023 07:00

    Edi Rama nuk është i martuar me Albin Kurtin,që ju bëka kaq shumë përshtypje,që nuk ishin bashk.

    Përgjigju
    • Taku: 13/10/2023 09:13

      E vertet, por jane kohe te veshtira per kosoven dhe duhet te ulin hunden te gjithe pa perjashtim per nje interes kombetar. Percarjet e brendeshme , dekada e shekuj me pare, na kane cuar ne kete pike. Kush ka te drejte e kush gabon nuk ka fare rendesi. Gjithsesi kjo fotografi pershkruan realitetin Shqiperi-Kosove, jemi aq afer por edhe shume larg njeri-tjetrit.

  • WTF: 13/10/2023 02:44

    Turp ti vin te dyve

    Përgjigju
  • Tironci: 13/10/2023 01:50

    EDVIN, SJE ME KRYEMINISTRI I TE GJITHE SHQIPTARVE....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 13/10/2023 00:02

    Turp I madh i Rames ulet ne krah te Armando Dukes, dhe nuk ulet me Albin Kurtin.

    Përgjigju
    • Shqipëria: 13/10/2023 06:52

      Je në gazetën e gabuar me shajt Ramën.

    • Gjergj: 13/10/2023 01:08

      Mè Dukèn, bèjnè kulla me stadium. Me Albinin dhe djalin e legjendarit, do mèsonte se si duhet tè jetè vèrtetè shqiptari, do mèsonte se ai qè e do vèndin e tij, nuk e vjedh atè dhe e mbyt me korrupsion. Urime djemve tè trojeve shqiptare. Na japin njè arsye pèr tè qènè krenar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?