Himara sot

As Himarën s’e fitoi Berisha, por grekët 

15 Maj 2023, 11:46| Përditesimi: 15 Maj 2023, 15:10

  • Share

Në bilancin katastrofik të betejës elektorale të 14 majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta rrezikojnë të fitojne vetëm 6 kryebashkiakë nga 61.  Vetëm në 2019, kur nuk morën pjesë në votime arritën të bëjnë më keq se kaq. Mes 6 bashkive të fituara e vetmja që ka një farë vlere simbolike është Himara dhe jo vetëm se kryebashkiaku fitues ndodhet në burg me akuzën e shitblerjes së votave, por sepse në fund të fundit edhe atë bashki nuk e fituan ata, por grekët. Meta dhe Berisha pranuan të mbështësin një kanditat të kompromentuar edhe para se të përfundonte në burg, i cili nuk i jep llogari Tiranës, por Athinës. Gjuha zyrtare e mitingjeve të tij është greqishtja dhe politika e tij do të jetë helenike dhe jo shqiptare.

Duke parë diferencën minimale të votave dhe tendencën e Belerit dhe të mbështetësve të tij politikë për të manipuluar rezultatet, është e mundur që skedat të rivotohen. Nëse rezultati do të konfirmohet zyrtarisht, Berisha dhe Meta do të kenë përgjegjësinë politike se i dorezuan Himarën një admministrimi grek. Nëse rezultati nuk do të konfirmohet, pas bastioneve historike si Shkodra, Kukësi apo Kucova, dhe pas qyteteve të tyre të lindjes, Tropoja dhe Skrapari, do të humbin edhe bastioni e tyre greke.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 15/05/2023 13:39

    Njè 1997 tè, tè dytè, Berisha nuk bènte dot mè. "Shèrbimi" i tij i fundit ANTIKOMBÈTAR, ishte kjo qè bèri me Ilir hajdutin, ti hapte rrugè njè vrasèsi shqiptarèsh dhe shèrbyesi tè qarqeve mè tè egra antishqiptare, si varr i hapur pèr gjithè Shqipèrinè. Kèta, janè shèmbèlltyrat e ndyra tè kètij tranzicioni, qè kèta tè dy, do donin tè mos pèrfundonte kurrè,,,vetèm e vetèm pèr tè shpètuar lèkurèn e tyre dhe familjeve,,dhe gjènè e vjedhur.!!!

    Përgjigju
    • Himarioti: 15/05/2023 14:20

      Gjergj,ke thene fjale te mencura. Une jam vet himariot dhe me vjen turp qe nje njeri si Bejleri u mbeshtet nga Saliu dhe Iliri. Fred Bejleri eshte nje fytyre e poshter dhe sherbetore. Nuk ka greke tek ne vella,jo,ka vetem shqiptare,por ja qe disa shqiptare si perhere e tradhtojne atdheun dhe shiten te te huajt.Humbja e Goros do e perkeqsoje situaten ne Himare Gjithesesi,Himara eshte dhe do te jete shqiptare.

  • dardan: 15/05/2023 13:36

    Shikoni cfar poshtrimi makina greke me flamur grek, nqae leviz ne Greqi me makine dhe te kesh vene nje flamur shqipetar te djegin makinen dhe te vrasin, keta jane monarko fashistet grek dhe paguan qe te fitojne ne Himare.

    Përgjigju
    • Shqiptari 24 karatsh: 15/05/2023 14:48

      Monarko fashistet Grek!dhe monarko fashistet Berisha & Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?