Aryna Sabalenka sërish 'mbretëreshë' në Australian Open

27 Janar, 15:29| Përditesimi: 27 Janar, 21:12

  • Share

AUSTRALI - Aryna Sabalenka fiton Slamin e dytë të karrierës dhe është sërish mbretëresha e Melbourne. Tenistja bjelloruse u imponua në finalen e Australian Open kundër kinezes Qinwen Zheng.

Ka qenë e qartë gjatë gjithë kohës se Sabalenka ka luajtur në një nivel më të lartë se sfidantet e saj, por asaj iu desh të mbante nervat e saj nën presionin e shtuar të një finaleje të madhe. Ajo vijoi mbrojtjen e titullit me efikasitet të pamëshirshëm, duke mposhtur Zheng Qinwen 6-3, 6-2 për të fituar titullin e saj të dytë Grand Slam.

"Kam qenë nën një presion këto dy javë dhe jam shumë e lumtur që kam qenë në gjendje të përballoj këtë presion dhe të konkurroj në një nivel kaq të lartë. Është një ndjenjë e veçantë dhe është vërtet e vështirë të shpjegosh se sa e pabesueshme është kjo fitore", tha bjellorusja.

Sabalenka, pa humbur asnjë set në të gjithë turneun, përsërit suksesin e 2023 dhe konfirmon se Melbourne përfaqëson terrenin e saj të preferuar. 6-3, 6-2 në më pak se 1 orë e 20 minuta, kaq zgjati finalja e fituar nga numri dy i botës. Aryna rimerr pikët e vitit të kaluar dhe tani synon nga shumë pranë kreun e klasifikimit botëror që mbahet nga Iga Suiatek.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?