Vidal gjatë një dyluftimi

Arturo Vidal do operohet, rrezikon gjysmëfinalet ndaj Real Madrid

16 Prill 2018, 12:32| Përditesimi: 16 Prill 2018, 12:42

  • Share

Arturo Vidal rrezikon të mungojë në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Real Madrid pasi është i dëmtuar dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Trajneri Jup Heynckes ka thënë:

Vidal do të operohet pasi ka pasur problem në gjurin e djathtë. Ai është një luftëtar i vërtetë dhe besoj se do rikthehet më i fortë.

 Ka sqaruar numri një i pankinës së bavarezëve, trajneri Jup Heynckes

Ky është një lajm shumë i keq për Bayernin në prag të dy ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Real pasi mungesa e kilianit do të peshonte shumë. Mediat gjermane zbulojnë se Vidal ka rënë në tokë gjatë një seance stërvitore duke mbajtur dorën tek gjuri i djathtë aty ku kishte edhe problemin që është gjuri i cili e detyroi të qëndronte larg fushave në fillim të muajit prill.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?