‘Artizani i baltës’, njihuni me 35 vjeçarin nga Puka që ruan traditën e familjes: E bëj me pasion! ‘Modernizon’ enët e baltës, torba me doreza dhe dizajne

21 Tetor 2023, 16:57| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 18:24

  • Share

Krijimi i enëve prej balte një traditë e lashtë që nga epoka e gurit vijon të ruhet e trashëgohet në familjen Biba në fshatin Gojan të Pukës.

“Unë punoj prej vitesh me të. Ka procese shumë të vështira, por unë e bëj me pasion”.

Shumë enë prej balte i ka bërë në mënyrë tradicionale me dorë, nga përgatitja e baltës e deri te dhënia formave si enë kuzhine. 35 vjeçari Shkëlzen Biba na tregon sesi gjysherit e babai i injektuan deshirën për të bërë punime prej balte.

“Do përzgjidhet ai lloj dheu sepse është i veçantë që quhet ‘bot’, pastaj thahet në gjendje të lirë. Do bluhet, mruhet, do bëhet si enë dheu, do të thahet në gjendje të lirë. Pastaj bëhet procesi i pjekjes. Pastaj futet në dhjam, bëhet temperimi dhe pastaj merr këtë ngjyrën e zezë. Kjo përdoret kudo në prush, gaz, pianur etj”, tha Shkëlzen Biba për Report Tv.

Tavat e dheut, tepsite e bukës, vorbat  tavate peshkut të Shkëlzenit kërkohen nga amvisat dhe bujtinat e ndryshme. Punimet e tij zgjodhi t’i tregëtojë në sheshin Skëndërbej për disa ditë.

“Kjo është vorba për shembull. Është tradicionale sepse është përdorur me shekuj. Ka qenë më e thjeshtë. Unë kam arrit t’i vendos dhe doreza me qenë më praktike.”

Për shijen e ushqimeve të gatuara në këto enë Shkëlzeni jep garanci.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redaktori: 21/10/2023 21:53

    Quhen "vorba" jo "torba". Gabim qe ne titull... pupupu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?