Ana Golja

Artistja shqiptare shënon sukses në Kanada, fiton dy çmime si producente e filmit 'The Cuban'

23 Maj 2020, 21:13| Përditesimi: 23 Maj 2020, 21:17

  • Share

Artistja shqiptare e lindur në Kanada, Ana Golja, ka fituar dy çmime si producente e filmit “The Cuban”

Ajo ka rrëmbyer çmimet “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography” në "Canadian Film Fest”.

“Doja të bëja diçka tjetër, diçka krijuese dhe të zgjeroja horizontet e mia brenda industrisë së filmit”, u shpreh ajo gjatë një interviste për median e huaj.

Si producente e filmit, Golja tregon se i është dhënë më shumë mundësi grave që të jenë pjesë e këtij projekti kinematografik.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua si një vajzë e re në këtë industri, të vazhdoja mbështetjen ndaj grave në industrinë e filmit. Së bashku me pjesën tjetër të ekipit kemi menduar në mënyrë aktive për të angazhuar sa më shumë artiste në këtë projekt”, tha ajo.

Gjithashtu, Golja tek “The Cuban” luan personazhin e Mina-s, përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr. Artistja shqiptare ka performuar dhe përballë publikut shqiptar, me aktorin Viktor Zhusti, si prezantuese e Festivalit të 57-të të Këngës në janar të 2018-ës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?