Foto nga Maya dhe babai i saj

Artistja më e vogël e tatuazheve...filloi që në moshën 7-vjeçare (FOTO+VIDEO)

11 Shkurt 2020, 18:05| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 18:14

  • Share

Maya Lu është 9-vjeçarja që i ka çuditur të gjithë me aftësinë e krijimit të tatuazheve.

Më e çuditshme akoma është fakti që ajo tashmë është ‘e vjetër’ në këtë punë, pasi ka shtatë vjet përvojë në realizmin e tatuazheve.

Vajza nga qyteti Tengen e Gjermanisë filloi të mësojë si të pikturojë kur ishte vetëm dy vjeç dhe tani ajo e ka vendin e saj në studion e tatuazheve.

Maya u rrit me prindër që kanë bërë shumë tatuazhe në trupin e tyre dhe është njëkohësisht dhe vajza e një artisti shumë të njohur të tatuazheve.

Prindërit ishin klientët e saj të parë dhe ata e kanë ndihmuar vogëlushen përgjatë viteve të zhvillojë aftësitë.

Një nga tatuazhet e fillimit 

Sot ajo mund të bëjë tatuazh pa ndihmën e prindërve të saj.

Mami i Maya shprehet se është e mahnitshme të shohësh se si ajo realizon tatuazhet.

Unë dhe disa shoqe i kemi treguar gjithmonë asaj disa truke të vogla dhe është e mahnitshme të shohësh përparimin e saj.

Më vonë, ajo filloi të mësojë teknika të ndryshme dhe të përdorë gjilpëra më të mëdha.

Foto Maya me familjen

Ajo kishte nevojë për ndihmë në vitet e para, por tani në moshën nëntë vjeç, ajo bën tatuazhe krejtësisht vetë.

Tatuazhet ishin gjithnjë përreth saj dhe ajo kalon mjaft kohë në studio”, është shprehur ajo.

Mamaja e saj dëshiron ta mbajë vajzën larg nga ndjenja e presionit nga aftësitë e saj artistike dhe nuk do të dëshironte që fëmija ta konsideronte tatuazhin si zgjedhjen e vetme të jetës.

“E veçanta e Majës është majmunët, pasi ajo është e dhënë pas krijimit të modeleve të ndryshme të majmunëve në tatuazhe", ka thënë ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?